Site icon Telegrafi

FRODEM: Padi penale dhe materiale për Ivanov

Ivanovi duhet ta dijë që deri te pajtimi kombëtar dhe dalja nga kriza mund të arrihet vetëm nëse 1) ai dhe mentorët e tij partiak urgjentisht japin dorëheqje, 2). Nëse institucionet kompetente nisin procedurë për përgjegjësi të tij materiale dhe penale dhe 3) nëse puna e PSP vazhdon pa penguar, është porosia e sotme nga Frodem, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ivanov është ai që me Vendimin e paligjshëm për falje e solli shtetin buzë luftës qytetare, ndolli parehati, kaos dhe revolt te qytetarët me se u krijuan pasoja të  papërmirësueshme për shtetin. Me vendimin për falje grupore ai u përpoq të mbrojë krimin, që nuk është e lejueshme për askënd e më së paku për njeriun në funksion të presidentit të shtetit.

FRODEM kërkon që organet kompetente të nisin procedurë për përgjegjësinë e tij penale dhe përgjegjësi për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, të paraparë dhe të dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 3 e në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

Exit mobile version