Frodem ka ngritur iniciativë deri të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë për të nisur porcedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së disa dispozitave të caktuara të Rregullores së tanishme të kësaj Gjykate, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë nismë, siç thuhet në këtë njoftim, Frodem kërkon heqjen e disa dispozitave nga Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë drejtpërdrejtë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, respektivisht në procedurën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, në procedurën për zgjidhjen e përplasjes së përgjegjësive dhe procedurën për marrje të imunitetit dhe verifikimin e humbjes së përhershme të gjendjes për të kryer funksionin e gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/