Site icon Telegrafi

FRODEM: Moratorium për Deklaratën politike shqiptare

Fronti Demokratik – FRODEM konsideron se përparimi i të drejtave etnike nuk mund të bëhet përmes ankandit partiak-koalicionist në kushte të pasioneve të zjarrta dhe propagandës së paskrupullt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

FRODEM vlerëson se me pengesat për formimin e qeverisë së re shkaktohen pasoja të rënda në aspekt të paqes dhe stabilitetit në vend. Ky grupim politik kërkon që kuvendi të vazhdojë me seancën konstruktive, të zgjedhin kryetarin e kuvendit, për t’u thirrë seancë e re për zgjedhje të qeverisë.

FRODEM-i konsideron se edhe OBRM-ja edhe LSDM-ja kanë pranuar ose premtuar kërkesa, që sipas tyre, janë jashtë kornizave të Kushtetutës, prandaj FRODEM kërkon respektim të unitaritetit dhe rendit kushtetues.

FRODEM-i kërkon moratorium për Deklataën politike shqiptare dhe debati për të të vazhdohet kur të krijohen kushte më të volitshme./Telegrafi/

Exit mobile version