Partia FRODEM përmes një kumtese ka reaguar ndaj sistemi gjyqësor dhe se Këshilli i prokurorëve publikë dhe Këshilli gjyqësor, duhet të japin urgjentisht dorëheqje nga anëtarësimi partiak.
‘Maqedonia në vitet e regjimit ishte viktimë e partizimit, gjyqësor të dirigjuar dhe të korruptuar. Marionetët në sistemin e drejtësisë duhet menjëherë të dorëhiqen. FRODEM nuk dënon tërë sistemin gjyqësor. Përkundrazim FRODEM vlerëspn se ka mjaftueshëm profesionistë të ndershëm, gjyqësor të vërtetë të cilët duhet gjyqësorin ta marrin në duart e tyre’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e partisë.
Në kumtesë ata shtojnë se një thënie e vjetër thotë se ‘kush çfarë mbjell, atë edhe do të korr’ dhe se nuk duhet të bëjmë atë çka nuk dëshirojmë tjerë të na bëjnë. Prandaj, FRODEM thekson, menjëherë gjykatësit e korruptuar të japin dorëheqje. /Telegrafi/