Edhe pas tre ditëve të kaluara nga akuzat e paraqitura nga PSP mbi ndodhitë në komunën ‘Qendër’ në protestën për ndërtimin e kishës dhe reagimin e PDUKM-së me shkrim, Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) edhe më tej hesht. Gjegjësisht, në njoftimin e fundit të PDUKM-së thuhet: ,,përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe shoqata qytetare Veritas kundërshtojnë synimet për të ndalur ndërtimin e kishës së ‘Shën Konstandinit dhe Helenës’ në ‘Qendër’ të Shkupit, thonë nga FRODEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë njoftim të PDUKM-së, KOM dhe përfaqësuesit e saj janë etiketuar si bashkëpunëtorë dhe bashkë-organizator të protestave të dhunshme. Për të ardhur keq dhe është e papranueshme heshtja e KOM për shkak të përpjekjes flagrante të abuzimit me ndjenjat fetare të qytetarëve për të mbrojtur të akuzuarit kriminal dhe funksionarët e dhunshëm të partisë. Nëse KOM është kisha e të gjithë besimtarëve dhe, nëse është për të vërtetën, FRODEM kërkonë që t’iu përgjigjet publikisht dy pyetjeve nëse protestat në ‘Qendër’ ishin të organizuar me urdhra “në bazë fetare” apo partisë dhe nëse në ‘Qendër’ shkatërruan “besimtarët” apo banditët partiak? Nëse edhe më tej KOM fsheh dhe hesht, do të konfirmojnë gjetjet dhe konkluzionet e OBRM-PDUKM-së në njoftimin e 15 shtatorit 2016 dhe do të merr rolin e bashkëpunëtorit në parodinë e turpshme për të mbrojtur zyrtarët e akuzuar kriminal dhe të dhunshëm të partisë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/