Statuti jodemokratik brenda OBRM-PDUKM-së, ka krijuar kushte për sundim autoritar dhe pushtim total të sistemit politik, vlerëson FRODEM. Ata thonë se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe reforma të përbashkëta për demokratizimin e OBRM-PDUKM-së dhe siç thonë, çlirim nga strukturat kriminale, njofton Telegrafi Maqedoni.
“FRODEM qëndron në dispozicion për kthim të demkracisë brendapartiake, para se gjithas përmes kthimit të rregullave statutore të 1990 dhe për këtë arsye mbështesim çdo iniciativë e cila çon në reforma demokratike brendapartiake. FRODEM përshëndet iniciativën e Shtabit republikan për reforma në OBRM-PDUKM, kuptohet nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë lojë të pandershme nga partia për tërheqjen e vëmendjes nga hetimet dhe parahetimet aktuale që bëhen nga institucionet kompetente”, thuhet në kumtesën e FRODEM./Telegrafi/