Nga FRODEM kërkojnë nga presidenti, Gjorgje Ivanov të mos i nënshkruajë dispozitat e Ligjit për qeveri që u anuluan mbrëmë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
FRODEM e fton Ivanovin të merr guximin dhe më në fund ta shpreh patriotizmin e tij verbal dhe gjatë ditës ta tërheq faljen e tij të paligjshme. Me ndryshimet e mbrëmshme urgjente të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për qeveri, me të cilin u shkarkuan ministrat dhe zëvendësministrat e opozitës, për FRODEM në fakt është shkelje e Marrëveshjes së Përzhino.
„Marrëveshja e Përzhino është e vdekur. Dyfytyrësh dhe në skajshmëri vulgar është arsyetimi se nuk do të mbahen zgjedhjet dhe nuk nevojiten ministra dhe zëvendësministra plotësues nga opozita. Nëse është ashtu, atëherë përse ka kryeministër teknik për organizimin e zgjedhjeve? Qëllimi është më se i qartë dhe morbid. Deri në mbajtjen e zgjedhjeve, kreu i kriminel i OBRM, përmes MPB edhe më tej do të vazhdojë ti frikësojë qytetarët, ti burgos ata që nuk mendojnë si to, të montojë raste të reja politike, ta kontrollojë gjyqësinë, si dhe ta pamundësojë punën e PSP. Nga ana tjetër përmes “kinder” ministrit për punë dhe politikë sociale, edhe më tej me para shtetërore të bëjë manipulim me kategoritë e cenueshme të qytetarëve“- thuhet në reagimin e FRODEM.
Sipas FRODEM, mbrëmë tragjikomedia në Kuvendin e Maqedonisë edhe një herë e tregon qartë sjelljen vasale dhe servile të BDI ndaj vëllait të saj më të madh të koalicionit në interesat politiko-kriminele të biznesit.
Me mënyrën e tyre të sjelljes dhe veprimit të gjithë ata bëhen bashkëpjesëmarrës në shoqërimin kriminel për të cilën gjë do të ballafaqohen me përgjegjësi serioze penale dhe materiale, përfundojnë nga FRODEM./Telegrafi/