Site icon Telegrafi

FRODEM adreson kritika të ashpra ndaj OBRM-PDUKM-së

FRODEM ka reaguar ashpër ndaj OBRM-PDUKM-së, duke konsideruar se armiku më i madh i kësaj partie është lidershipi i kriminalizuar i saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

FRODEM konsideron se partia e Gruevskit nuk ka armiq të jashtëm, ndërkaq lidershipi i OBMR-PDUKM-së mbrëmë e tregoi fytyrën e vërtetë jonjerëzore dhe egoiste.

Sipas tyre, thënia „populli qëndron pas nesh“, ose „populli do të vendosë“ nuk do t’i jepë rezultatet e pritura për OBRM-PDUKM-në pasi që populli tashmë është i ndarë, nënçmuar, varfëruar dhe fyer deri në kockë, duke mos besuar më në përalla të rrejshme. FRODEM thotë se populli nuk do të bëeht mish për top për realizimin dhe mbrojtjen e interesave kriminale të huaja./Telegrafi/

Exit mobile version