Site icon Telegrafi

Frizurë solemne me tri veprime

Kaçurrelat – shpëtim

Që t’i rregulloni flokët tuaj gjysmë të gjatë, përdorni figaron tuaj, të cilën gati e keni harruar. Flokët e thara ndajini në dy tufa të vogla dhe pastaj me figaro bëjini kaçurrela të vogla në maje të kokës. Shtrëngojini me kopsa, të cilat mund t’i lini por edhe t’i hiqni.

Flokët e shkurtra në mënyrë artistike

Flokët klasike të shkurtra, të shkurtuara me brisk do ët bëhen shumë më moderne me disa veprime të thjeshta. Tufë pas tufe flokët krihini të ngritura lart dhe pastaj forcojini ne kopse plastike. Pasi t;’I keni bërë këto veprime, flokët spërkatni me xhel të fortë për flokë. Kur të hiqni kopsat plastike, flokët mos i krihni. Më mirë është që t’i formësoni me dorë.
Në qoftë se keni flokë të hollë dhe të lëshuara, truku me kopsa plastike është gjëja më e qëlluar. Në të vërtetë flokëve u jep një vëllim më të madh, ndërkaq pamjes suaj për Vitin e Ri një dozë të vërtetë fantazie.

Thjeshtësia është ligj për flokët e gjatë

Në qoftë se jeni mërzitur duke i lidhur flokët në gërshet, provoni të rregulloni një frizurë në formë banane. Tërë flokët krihini në anën e djathtë, pastaj mirë forcojini me kopsa në mes të kokës. Dhe vetëm pasi t’i keni forcuar mirë, filloni të mbështillni flokët në formë banane, të cilat me tërë gjerësinë i shtrëngoni në kopse që nuk duhen të duken. Kur të përfundoni mbështjelljen lidhini me një llastik, ndërsa pjesën tjetër lëreni të lirë. Spërkatni me llak apo me sprej ngjyrë ari apo argjendi. Kjo është një ide shpëtimtare për të gjitha ato që kanë flokë të drejta e të gjata. Lidhen në dy nivele: për nivelin e sipërm duhet një shirit i zi, ndërkaq në nivelin e poshtëm një llastik i thjeshtë i zi. Për këtë frizurë nuk nevojiten as xheli, as llaku, as dylli.

Exit mobile version