Site icon Telegrafi

Frizurë për flokë gjysmë të gjatë

Ekzistojnë frizura të ndryshme që janë në trend për flokët gjysmë të gjatë, me të cilat do të shkëlqeni dhe do t’i mrekulloni të gjithë personat që ju do t’i keni pranë.

Model interesant për flokë mesatarisht të gjatë:

1. Filloni me flokë të larë dhe të thatë.
2. Ndajini flokët në 2 seksione, duke filluar pak centimetra sipër veshit. Pjesën e sipërme kapeni me kapëse.
3. Bëni në të dyja anët e pjesës së poshtme të flokëve gërshet francez. Në mes, kapni një topës, me fundet e lira të dy gërshetave.
4. Lëshoni pjesën e sipërme të flokëve, duke e spërkatur me sprej stilimi.
5. Pjesën e kurorës kriheni në drejtim të skalpit, për më shumë volum. Më pas kriheni normalisht me krehër.
6. Hidhni në pjesën e kurorës llak.
7. Filloni rrotulloni flokët, duke i kapur me kapëse të zeza në gërshetin që bëtë pak më parë.
8. Përsëriteni edhe nga ana tjetër veprimin e mësipërm.
9. Pasi të dy seksionet të jenë në pjesën e pasme të kokës, mund t’ju kenë ngelur fundet. Rrotullojini për nga lart (si në foto) ose futini në anë, sipas dëshirës.
10. Në fund, që modeli të mos prishet, hidhni llak. /Telegrafi/
 

Exit mobile version