Site icon Telegrafi

Frizurë ideale vjeshtore: Ngjyra për shkak të së cilës do të dëshironi ta ndryshoni imazhin!

Kjo ngjyrë do t’ju pushtojë që në shikimin e parë

E rafinuar, por ende e pazakonshme, ngjyra e manaferrës është zgjedhje e shkëlqyeshme për damat të cilat dëshirojnë të bëjnë ndryshim të vogël, transmeton Telegrafi.

Më e mira te kjo ngjyrë është që mund të arrihen nuanca të panumërta, andaj mund të zgjidhni nga ato të shndritshme deri te të errëtat.

Vjeshta është koha e shkëlqyeshme për eksperimentim. Floktarët janë të njëzëri kur është fjala për trendin e këtij sezoni, të gjitha nuancat e ngjyrës së vjollcës do të jenë hit absolut.

Nëse keni nënton të ngrohët të lëkurës, vendosni për ato nuanca të cilat në vete kanë parandjenjë të toneve të kuqe, derisa për nëntonin e ftohtë zgjedhje e vërtetë është ngjyra e vjollcës me shtesa të së kaltrës.

A jeni mjaft të guximshme që këtë vjeshtë të ndryshoni imazhin tuaj dhe të provoni këtë dukje joshëse dhe interesante?

/Telegrafi/

Exit mobile version