Nëse keni dëshirë për ndryshime por nuk keni guximi ta bëni, për ju është ky truk.
Motrat Kardashian-Jenner vazhdimisht ndryshojnë frizurat e veta. Përdorin truqe të ndryshme në mënyrë që të shmangin situatat që kërkojnë prerje flokësh, bartin paruke në mënyrë që të mos i ngjyrosin flokët etj.
Një të tillë para pak kohës e ka përdorur Kendall Jenner dhe ka pasur sukses që të mashtrojë publikun dhe fansat që gjoja ka prerë flokët e veta dhe ka bërë balluke, transmeton Telegrafi.
Shikoni videon dhe do të bindeni që është e mundshme të bëni frizurë të re, por pa shkuar te floktari.
Kjo është zgjidhje e shkëlqyeshme kur dëshironi ndryshim të shpejtë.
Rezultatet janë të shkëlqyeshme; balluket duken shumë natyrale dhe kurrë nuk do të kishit dyshuar që është fjala për ndonjë truk.
Nëse nuk besoni, shikoni videon.
/Telegrafi/