Site icon Telegrafi

Frizurë e shpejtë: Bëni për dy minuta gërshet të përsosur (Video)

Shumica e damave janë në kërkim të frizurave të shpejta dhe të thjeshta, të cilat nuk do t’u marrin shumë kohë për stilizim të flokëve.

Prandaj ne po ju zbulojmë se si të bëni gërshet të përsosur për vetëm dy minuta, transmeton Telegrafi.

Disa vite të fundit në trend janë frizurat e pazakonshme, posaçërisht gërshetat të cilat flokëve u japin vëllim të theksuar.

Ato mund të barten çdo ditë, në të gjitha rastet, por edhe për raste solemne më ekstravagante.

Për ta bërë këtë gërshet të përsosur ju nevojiten dy llastikë për flokë dhe karfica, por edhe pak shkathtësi.

Para së gjithash, kujdesuni që flokët tuaj të jenë të pastra dhe të shkëlqyera, në mënyrë që frizura të arrijë efektin e plotë.

Shikojeni xhirimin dhe mësoni ta bëni gërshetin për dy minuta.

/Telegrafi/

Exit mobile version