Telegrafi

Frizurë dhe makijazh i veçantë për të rënë në sy

Në kontrast me hijeshinë, ky sezon do të dominohet nga buzëkuqi i kuq me nuance të errëta. Mirëpo, mos vizatoni me laps konturin e buzëve, por aplikoni buzëkuqin sa më lehtë, transmeton Telegrafi.

 

Gërsheti konfirmohet një zgjedhje shumë e vlerësuar. Në fakt, mënyrat e shumta që mund të modelohen e bëjnë gërshetin një stil te përshtatshëm për festa.

Gërsheti anësor apo ai kurriz peshku si dhe topuzi klasik janë disa nga alternativat e duhura për festa.

Mos harroni të përdorni aksesorët e flokëve në mënyrë që të pasuroni modelin. /Telegrafi/