Të gjithë i duam verën dhe diellin, mirëpo flokët tanë pësojnë shumë
Në muajt e ardhshëm është mirë të përdorni më pak hekurin për hekurosje të flokëve apo çfarëdo aparati tjetër, i cili edhe më shumë dhe pa nevojë i dëmton ato.
Prandaj, opsioni më i mirë është frizura interesante.
Ne kemi gjetur dhjetë frizura fenomenale të cilat bëhen shpejt dhe thjesht, transmeton Telegrafi.
Në qoftë se keni nevojë për frizurë për punë, për të dalë me shoqërinë apo për ndonjë rast special, këto frizura përshtaten perfekt në të gjitha rastet.
Për stilizim ju nevojitet një llastik dhe shiriti për flokë.
Ky aksesor po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar këtë verë, mirëpo gjykuar sipas fotografive të cilat kanë vërshuar rrjetet shoqërore, u ka pëlqyer shumë damave.
Ky detaj i vogël frizurës i jep vulë të posaçme.
Në video-xhirimin në vazhdim shikoni si duket procesi i bërjes së frizurave:
/Telegrafi/