Site icon Telegrafi

Frizura zbavitëse për raste të veçanta!

Behar Krasniqi
Stilist & floktar profesionist
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Në vazhdim, për Telegrafin, ju shpjegojmë disa frizura zbavitëse relativisht të thjeshta për një dukje sa më atraktive.

Anësore dhe dredha

Kjo frizurë karakterizohet me dredha të mëdha dhe një anësore horizontale që është e ndarë lehtësisht anash.

Çfarë duhet bërë:
1. Aplikoni një produkt stilimi në flokë të lagura.
2. Thani flokët me ndihmën e një furçe të rrumbullakët.
3. Përdorni sprej mbrojtës në flokë.
4. Ndani pjesët e flokëve vertikalisht me ndihmën e hekurit për dredha dhe vendosni prapa kokës.
5. Përfundoni me sprejin tuaj të preferuar.

Kjo frizurë është adekuate për fytyra që janë më të gjata dhe për flokë të gjatë. Volumi i flokëve anash dhe anësorja horizontale krijon iluzionin e gjerësisë, gjë që i përshtatët një forme të gjatë të fytyrës.

Të valëzuara dhe me bishtaleca (gërsheta)

Një pamje e hapur me valëzime të lehta:

Çfarë duhet bërë:
1. Ndani disa pjesë të flokëve duke përdorur hekurin për dredha.
2. Merrni një pjesë të flokëve përpara dhe gërshetoni ato.
3. Përdorni sprejin e preferuar për t’i dhënë formën finale.

Të gjitha format e fytyrave duken mirë me këtë frizurë. Rekomandohen flokët që kanë densitet (shpeshti) mesatare.

“Përqafuesja e valëve”

Këto valëzime janë të bukura dhe mbahen larg fytyrës me ndihmën e flokëve anësore.

Çfarë duhet bërë:
1. Bëni flokët dredha duke e përdorur hekurin në drejtim të fytyrës.
2. Krihni dredhat në valëzime duke e përdorur një furçë.
3. Ndani një pjesë të flokëve sipër dhe prapa.
4. Mbani atë pjesë të flokëve me anë të një kapëse për flokë.
5. Merrni flokët nga ana tjetër dhe me anë të kapëses mbani ato nën flokët tjera.
6. Përdorni sprejin përfundimtar.

Kjo frizurë përshtatet për të gjitha format e fytyrës dhe flokëve. Që valët të duken sa më bukur, preni flokët në gjatësi të njëjtë, apo në shtresime të gjata.

“Ngacmimi i shkurtër”

Krijimi i gjatësisë në frizurë, nuk është vetëm për flokë të gjatë!
Çfarë duhet bërë:
1. Aplikoni produkt stilimi në flokë të lagura.
2. Thani flokët me ndihmën e një furçe të rrumbullakët.
3. Ngritni pjesë të flokëve në zonën qendrore lartë për të krijuar vëllim.
4. Kur flokët thahen, ngacmoni flokët në pjesën qendrore dhe përdorni sprej.

Frizura e tillë bën që fytyrat me forma të gjëra të duken më të gjata. Përshtatet për të gjitha tipet e flokëve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version