Kjo do të jetë një pritje pak më ndryshe e Vitit të Ri, por është ende e dëshirueshme të festohet me stil, në një rreth të vogël të njerëzve më të afërt dhe, natyrisht, të rregulluar në mënyrë shembullore
Megjithatë, fjala është për natën më të pritur të vitit. Mos e prisni mbrëmjen në pizhame dhe flokë të shprishur, sepse nuk thuhet pa arsye se siç e pritni fillimin, ashtu do të ndodhë edhe pjesa tjetër e vitit, transmeton Telegrafi.
Po afrohet nata e Vitit të Ri në të cilën të gjithë do të përpiqemi të shkëlqejmë në stilin e madh, duke besuar që viti që po vjen të na jetë njësoj i shkëlqyeshëm si edhe ne me rastin e hyrjes në vitin e ri.
Mënyra se si të përgatiteni për festën më të madhe të vitit dhe ta përcillni Vitin e vjetër në stilin e plotë, varet nga ju, por nëse planifikoni të bëni një foto festash ku do të dukeni si një yll filmi, ia vlen të zgjidhni me kujdes dukjen tuaj të Vitit të Ri.
Për t’ju ndihmuar në këtë drejtim, kemi ndarë për ju dhjetë frizura me të cilat nuk do gaboni.
Gërshet i lëmuar
Tallaze të krehura pas veshëve
Gërshet i çrregullt në majë koke
Flokë gjysmë të ngritur voluminozë
Bob glamuroz
Flokë të lidhura në majë të kokës
Flokë të lëmuara prapa
Gërshet
Bisht gumëzhitës
Tallaze në flokë
/Telegrafi/