Këngëtarja la pa fjalë të gjithë pasi leu flokët e bardha dhe u largua nga ngjyra e gjelbër.
Seriozisht, nuk po e ekzagjerojmë – ajo fjalë për fjalë theu rekord në Instagram me zbulimin e ngjyrës së re të flokëve.
Prerja e flokëve për të cilën ajo vendosi duket të jetë mjaft e shkathët, pasi sa herë që kemi parë një paraqitje të shkurtër të Billie ajo është dukur pak a shumë ndryshe.
Ju mund të shihni foton e saj më të fundit më poshtë. Në të flokët e saj kanë një vëllim në nivele madhështore dhe janë të ngurtësuara shumë më shumë nga sa jemi mësuar t’i shohim flokët e Billie.
Pamja shoqërohet me një triko të stilit të viteve 50, së bashku me grimin klasike të stilit Billie minimalist dhe një buzëkuq natyral rozë-pjeshk.
Ajo shkroi “gjëra të reja po vijnë”, duke i lënë fansat të spekulojnë se Billie po përgatit ndonjë këngë apo projekt të ri. /Telegrafi/