Site icon Telegrafi

Frizura e re e Rihannas meriton një moment nga koha juaj

Foto: Instagram

Ndërsa Rihanna përqendrohet kryesisht në biznes, ne ende kemi një fiksim me flokët e saj.

Ajo ka qenë veçanërisht eksperimentale gjatë vitit të fundit, duke provuar trendet e momentit.

Tani, Rihanna ka një tjetër njoftim lansimi për të bërë – këtë herë për koleksionin e saj të ri Savage x Fenty Spring. Të brendshmet ishin të bukura, por ne ishim shumë të zënë duke parë flokët e saj shumë të gjata, dhe balluket e rënda të viteve ’70 të shtrira poshtë vijës së syve.


Edhe pse mund të jetë paruke ne mendojmë se do të pranoni që pamja më e butë me të vërtetë i përshtatet asaj. Stilisti i saj i flokëve, Yusef Williams, gjithashtu postoi fotografi nga xhirimi, dhe seksioni i komenteve të tij i mbushur me komplimente për pamjen e saj të pabesueshme të flokëve.


Ndryshe, Rihanna gjatë muajit të kaluar festoi ditëlindje e saj të 33-të.  /Telegrafi/

Exit mobile version