Telegrafi

Frizura e cila heq pesë vjet: I përshtatet secilës formë të fytyrës!

Merrni shembull bukuroshen Miranda Kerr (32), e cila para disa javësh shkurtoi flokët e veta, ndërkaq ka zgjedhur frizurën e cila e tregon më të re.

Lobi apo bobi i zgjatur është gjatësi jashtëzakonisht fleksibile, e cila mund të bartet në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kaçurrelat mund “të hekurosen”, të bëhen të shprishura apo të përdredhura, ndërkaq flokët barten të rrafshëta apo ndahen anash në mes.

Kjo frizurë mund të përshtatet posaçërisht për situata ditore dhe për dalje në mbrëmje, por mbi të gjitha u përshtatet të gjitha tipave të fytyrave. /Telegrafi/