Fjala është për gërsheta boksieri të cilat mund t’i bartni bash në çdo rast dhe në kombinim me çdo veshje, siç po veprojnë tani yjet botërore.
Nëse ju intereson se si të bëni gërsheta boksieri për 10 minuta, shikoni videon e mëposhtme.
Ndërsa në sezonin e shkuar shënonin modën flokët e shprishura ose valë-valë, këtë pranverës janë kthyer bishtalecat e bëra bistekë (gërshetë).
Të gjitha variantet e prerjeve, nga bishtalecat e trashë të ndërthurur rreth kokës e deri te gërsheta e “çrregullt” që bie në shpinë, duken shik dhe të sofistikuara.
Aktualisht janë moderne gërshetat “boksiere”, të cilat mund t’i bëni shpejt dhe nuk jeni të detyruara të kaloni kohë të gjatë te floktari ose të përdorni aparatin fen, presën, figuron. Duken bukur edhe në flokët e nuancuara edhe ato të “thinjura”.
Më e rëndësishmja është të matni me kujdes gjerësinë dhe trashësinë e bishtalecave dhe që ato t’i gërshetoni fort. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KONAuwFjWc8