Telegrafi

Frizeri shqiptar, Mark Shkreli u përkujdes për pamjen e Christina Aguileras në klipin e ri

Edhe një sukses i grimerëve dhe “make-up” artistëve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Christina Aguilera ditë më parë solli këngën më të re për tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja amerikane zgjodhi të bashkëpunojë me Demi Lovaton në projektin “Fall In Line”.

Por, ajo që e bën të veçantë këtë këngë është grimeri shqiptar, i cili u përkujdes për flokët e biondinës.

Është Marki Shkreli që u kujdes për stilin e flokëve të Christinas, e cila duket e mrekullueshme në videon e këngës.

Artisti ka publikuar një fotografi të 37-vjeçares në llogarinë personale në Instagram për ta dokumentuar punën.

Theksojmë se kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Christina’s që quhet “Liberation”. Ky pritet të dal në treg në mesin e muajit Qershor. /Telegrafi/