Site icon Telegrafi

Frizeret për një qethje “të nxehtë”

Në Australi ndoshta edhe do të ndodhë kështu, pasi 26-vjeçari Wojtek Wasilewski në Sydney hapi një sallon të tillë frizeresh të cilin “e mendoi si burri për burrat”.

Pronarit të sallonit të ri me emrin simbolik “Hot Cuts” iu nevojitën 18 muaj për t’i gjetur punëtoret të cilat do të pranonin të zhvisheshin deri në bel lakuriq para se të fillonin punën.

“Salloni ynë ka të gjitha që ju dëshironi plus një faktor shtesë… frizeret tona nuk janë vetëm të bukura, por edhe lakuriq! Kështu zotëri! Mendoni për vendin ku dëshironi të qetheni, e njëkohësisht kënaquni me bukuritë e frizereve të reja që punojnë me ju”, është porosia e sallonit Hot Cuts të postuar në faqen e internetit për të tërhequr sa më shumë myshterinjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version