Lehtë mirëmbahen dhe duken bukur
Viti 2021 sjell trendë interesantë, kur është fjala për ngjyrosjen e flokëve, transmeton Telegrafi.
Qe se cilat ngjyra do të ndahen posaçërisht:
1. Nuanca e bakrit
Seria The Queen’s Gambit ka sjellë edhe trendin e ri kur është fjala për flokët. Të gjithë janë dashuruar me nuancën e flokëve të aktores së famshme.
Kjo ngjyrë posaçërisht u rri mirë femrave të cilat kanë ten të shndritshëm.
2. Ngjyra e zezë për më të guximshmet
Flokët e zezë sërish janë në modë. Duket elegante dhe shkrihen shkëlqyeshëm me të gjitha tipat e lëkurës.
3. Xhufkat mbresëlënëse
Gjithnjë e më shumë femra vendosin t’i ngjyrosin vetëm xhufkat përreth fytyrës, ndërsa pjesën tjetër të flokëve në nuancë më të errët.
Frizerët thonë që ky trend do të arrijë kulmin gjatë vitit 2021. /Telegrafi/