Frizeri nga SHBA-të, Joshua Santiago, ka bërë një gjë shumë të mirë – i ka ofruar qethje falas një të pastrehu, të cilin e transformoi plotësisht.
Në TikTok, ky frizer shpërndau videon e burrit të cilit ia rruan kokën dhe ia rregullon mjekrën, transmeton Telegrafi.
Joshua u njoftua me të pastrehun në rrugë dhe i ofroi qethje falas – e transformimi nga shumëkush po konsiderohet si i jashtëzakonshëm.
@empoweringcuts Positive energy knows no boundaries. If everyone were to spread positive energy on the internet, the world would be a much better place. ? #homelesslivesmatter #fyp #gooddeeds #freehaircuts #love ♬ Sad Emotional Piano – DS Productions
“Gjithkush meriton të ndihet mirë dhe i kënaqur me veten”, ka porositur frizeri përmes një videoje në TikTok.
Joshua tregoi se gjithmonë i pyet klientët se si dëshirojnë të duken – e ky i pastrehë i kërkoi që t’ia rishfaq tatuazhet që i ka bërë në vetulla, por që i ishin mbuluar nga qimet.
Me transformimin e të pastrehut u habitën shumë edhe përdoruesit e këtij rrjeti social. Një komentues tha se tani po duket shumë i bukur.
@empoweringcuts Sometimes the nicest people you meet are covered in tattoos and sometimes the most judgmental people you meet go to church on Sundays. #fyp #homeless #mentalhealth #haircut #love ♬ Sad Emotional Piano – DS Productions
“Nuk mund ta besoj, tani duket sikur të ishte për 20 vite më i ri”, shtoi ky komentues. /Telegrafi/