Telegrafi

Frings i jep fund karrierës

Gjermani 36-vjeçar pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Werder Bremeni (1997–2002 dhe 2005–2011), me të cilin ka luajtur në finale të Kupës UEFA dhe ka fituar dy Kupa të Gjermanisë.

Ai ka veshur edhe fanellën e Bayern Munichut (2004–2005), me të cilin është shpallur kampion i Gjermanisë, si dhe ka luajtur për Borussia Dortmundin (2002–2004). Vitet e fundit i kaloi në MLS, te Toronto FC (2011-2013).

Frings ka regjistruar 79 paraqitje për kombëtaren e Gjermanisë duke shënuar 10 gola. /Telegrafi/