Site icon Telegrafi

Frikësohet nga perimet

Vicki Larrieux (22-vjeçe) nga Portsmouth duhet t’i përmbahet një regjimi rigoroz të të ushqyerit.

“Sa herë shohë ndonjë perime, jo vetëm në pjatën time, por kudoqoftë, me kaplon një lloj paniku, djersitem dhe zemra fillon të më rrahë shpejt”, ka thënë Larrieux.

Qysh kur ishte e vogël, Vicki refuzonte të hante perime, ndërsa kur e kishin kuptuar se ajo në fakt frikësohej nga perimet, prindërit e saj kishin kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët kishin konstatuar këtë sëmundje të rrallë.

Sot, Vicki thotë të ketë probleme të mëdha kur ndodhet në supermarket, restorant, e madje edhe dalja me shoqëri shpesh di të shndërrohet në makth.

Sidoqoftë, ajo pranon se shpesh i shkon mendja të provojë se çfarë shije kanë perimet. /Telegrafi/

Exit mobile version