Telegrafi

Frikësohej se vogëlushja po mbytej në det, qeni e tërhoqi për ta vënë në hapësirë të sigurt (Video)

Matyas është qeni i kujdesshëm, që e tërhoqi mbesën e pronarit në një hapësirë të sigurt, nga frika se po mbytej.

Vogëlushja që po freskohej në bregdetin e Gouville-sur-Mer të Francës, u mbulua nga një valë e lehtë dhe nisi të mahitej kinse nuk mund të dilte, transmeton Telegrafi.

Këtë e trajtoi me seriozitet Matyas, e kapi me dhëmbë për bluze, që ta largonte prej rrezikut.

“Është mirë të kesh një qen kaq të zgjuar pranë fëmijëve, askush nuk tregon kujdes më të madh”, ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, ka pasur komente të ndryshme, se çfarë race i përket ky qen gjigant me sjellje kaq të kujdesshme. /Telegrafi/