Një nuse e re habiti të gjithë me linjat e saj trupore kur u shfaq para altarit me dhëndrin, për faktin se ka arritur të humb mbi 30 kilogramë, vetëm dhe vetëm që të duket bukur në fustanin e bardhë të nusërisë.
Danielle French 28-vjeçe, ka pranuar se kishte probleme të gjente rroba që i përshtateshin për shkak të mbipeshës, transmeton Telegrafi.
Por ajo vazhdimisht frikësohej se do të dukej “një nuse gjigante” në altar, dhe ky fakt duket se e frikësoi tej madhe dhe kështu vendosi t’i nënshtrohet një regjimi që t’i humb kilogramët e tepërt.
“Pasi u fejova vazhdova të trashem më shumë, por erdhi koha të provojë fustanin e nusërisë të cilin nuk mund ta fusja as në këmbë. Aty e kuptova se nuk dua të jem një nuse gjigante në altar, dhe kështu i thash boll ushqimit me yndyrë dhe çokollatave”, ka deklaruar French.
Në momentin që është shfaqur në kishë përkrah dhëndrit, të pranishmit mbetën të habitur për faktin se si kishte arritur brenda pak muajve të humb mbi 30 kilogramë. /Telegrafi/