Në Ligën Premier nuk ka skuadër të dobët dhe kjo u vërejt kur Burnley mposhti kampionin Chelsea në Stamford Bridge.
Kjo ka alarmuar në masë të madhe Antonio Conten, i cili po bën të pamundurën për të mos përsëritur një disfatë të tillë.
Sipas Mirror, ai ka kërkuar urgjentisht tri transferime, të tri lojtarë që gjenden në Ligën Premier dhe që kanë impakt në ekipet e tyre.
Virgil Van Dijk (Southampton)
I pari prej të tri më të kërkuarve është Virgil VAn Dijk, i cili po ashtu dëshiron që të ndërrojë klub. Një nga mbrojtësit më të mirë të sezonit të kaluar ka tërhequr ofertë edhe nga Liverpooli, por Southamptoni nuk dëshiron që ta shesë lojtarin. Oferta e Bluve për të shihet si shumë joshëse. Ky do të ishte qendërmbrojtësi i dytë te Chelsea këtë verë, pas transferimit të Rudiger.
Danny Drinkwater (Leicester City)
Kërkesa e radhës e Contes është mesfusha. Bakayoko i Monacos ishte transferuar por largimi i Matic ka lënë hapësirë në mesfushë. Danny Drinkëater shihet si zëvëndësuesi ideal i cili mund të blihet me të hollat e fituara. Leiceseri ka refuzuar tashmë një ofertë prej 15 milionë eurosh për të. Në këtë pozitë, i kërkuar është edhe Sergi Roberto, por Barcelona nuk dëshiron ta thyej klauzolën e tij prej 40 milionë eurosh.
Alex Oxlade Chamberlain (Arsenal)
Dhe njeriu i fundit që do të kompletonte ekipin e Chelseat është pa dyshim Alex Oxlade – Chamberlain. Lojtari i Arsenalit është një prej më të rëndësishmëve për Arsene Wngerin. Sidoqoftë, lojtari ka një vit kontratë dhe e ka bërë të qartë se ai nuk preferohet që të rinovojë. Chelsea ka vënë një ofertë në tavolinë prej 35 milionë eurosh për të e cila nuk shihet shumë e preferueshme nga Arsenali.
Në total, shuma e transferimeve që mund të kalojë Chelsea për këta tri lojtarë pritet të jetë rreth 132 milionë euro.
Van Dijk është i vetmi prej tyre që ka të garantuar vendin në formacionin shartues.
/Telegrafi/