Arsyeja e vërtetë pse Kylian Mbappe nuk u paraqit në seancën stërvitore për Francën para Euro 2924 tashmë është zbuluar.
Mbappe ka qenë kapiten i Francës që nga marsi i vitit të kaluar, kur ai e zëvendësoi Hugo Llorisin pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga futbolli me kombëtare.
Blerja e re e Real Madridit pritet që të luajë një rol të madh në Euro 2024, teksa kampanja e Francës do të nis të hënën më 17 qershor.
Por, ka pasur frikë se francezi ka pësuar një lëndim pasi ai mungoi në stërvitjen e së shtunës, teksa disa njerëz sugjeronin se ai po vuan nga problemet muskulore.
Ky shqetësim vjen në mesin e disa problemeve për përzgjedhësin e ‘Gjelave’, Didier Deschamps, pasi ai momentalisht nuk po arrin të llogarisë në shërbimet e Kinglsey Coman, Aurelien Tchouameni dhe Adrien Rabiot.
Franca do të përballet me Kanadanë sot (e diel) si një ndeshje e fazës përgatitore përa Euro 2024, teksa Mbappe pritej që të paraqitej në këtë sfidë dhe një vendim pritet të merret pak orë para fillimit të ndeshjes.
Sidoqoftë, L’Equipe ka raportuar se pjesëmarrja e Mbappes në Euro 2024 nuk është në rrezik dhe se ai do të laujë ndaj Austrisë në ndeshjen hapëse./Telegrafi/