Site icon Telegrafi

Frikë se mund ta dhunojnë në burg

Policia dyshon se Angie ka shërbyer si trafikante, duke bartur me valixhet e saj sasi të mëdha kokainë në Buenos Aires. Policia deri më tash ka arrestuar gjashtë persona, njëra prej të cilave një vajzë 21- vjeçare, e cila akuzohet për trafikimin e 55 kilogramëve kokainë.

“Më vjen shumë keq për këto informacione të rreme. Nuk e di si mediat mund t’ia shkatërrojnë jetën një njeriu të pafajshëm,” shkroi Sanclemente në Facebook. Ajo më vonë tha se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse nuk e meriton këtë.

Angie i frikësohet burgut sepse mund ta dhunojnë pasi është shumë e bukur. Besohet se manekinia po jeton e fshehur në Argjentinë, ndërsa miqtë e saj thonë se ka shumë frikë nga burgu. Nëna e saj ka angazhuar një avokat i cili do ta mbrojë në gjyq, por avokati ende nuk është njoftuar me Angien. /Telegrafi/

Exit mobile version