Site icon Telegrafi

Frikë nga mishi i lopëve të sëmura: Mishi nga thertorja polake është shpërndarë në 11 shtete tjera

Njëmbëdhjetë shtete Bashkimit Evropian kanë importuar mish lope nga një thertore polake e akuzuar për trajtimin e lopëve të sëmura dhe kontrollet urgjente janë në proces, kanë thënë zyrtarët e BE-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Polonia ka identifikuar 9.5 ton viçi nga thertorja, tani e mbyllur, prej të cilave 2.5 tonë është eksportuar.

“Tërheqja dhe shkatërrimi i mishit është në vazhdim”, tha Komisioni i BE.

Përveç Polonisë, ai ka thënë se vendet e prekura janë edhe Estonia, Finlanda, Franca, Hungaria, Lituania, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Gjermania dhe Sllovakia.

Skandali shpërtheu për shkak të filmimit të fshehtë në thertore pranë Ostrow Mazowiecka në Poloninë veri-lindore. Video u transmetua nga Polish TVN 24.

Aty thuhej se bëhej fjalë për lopë që ishin shumë të sëmura, duke u zvarritur nga kamionët në thertore.

Zyrtari kryesor i veterinarisë në Poloni, Pawel Niemczuk, tha se thertorja ishte përfshirë në “aktivitete të paligjshme, pasi që masakra u krye me qëllim gjatë natës, në mënyrë që të shmanget mbikëqyrja zyrtare”.

Lexo po ashtu Mish i kalbur dhe me erë, pamjet shokuese brenda një thertoreje në Poloni (Video)

Ai këmbënguli që mishi në shitje në dyqanet polake ishte i sigurt, pasi mishi i dyshuar ishte tërhequr shpejt.

Ndërsa Komisioneri i BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Vytenis Andriukaitis, ka thënë se inspektorët e ushqimit të BE-së do të jenë në Poloni nga e hëna.

“Prioriteti sot është të gjurmohen dhe të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet e ardhura nga kjo thertore. Unë u bëj thirrje shteteve anëtare të prekura që të ndërmarrin veprime të shpejta”, tha ai.

Në 2017, Polonia prodhoi rreth 558.500 ton viçi dhe mish viçi. Kjo e vë Poloninë në vendin e shtatë në prodhimin e mishit të BE-së – rreth 85% e mishit të viçit nga Polonia është eksportuar. /Telegrafi/

Exit mobile version