Site icon Telegrafi

Von der Leyen del negative për herë të dytë në testin për coronavirus

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka dalë negative edhe në testin e dytë për coronavirus, porse do të vazhdojë të vetizolohet deri të martën mbrëma, pasi mori pjesë në një takim me dikë që doli pozitiv.

Në një postim në Twitter, von der Leyen konfirmoi se ky është testi i dytë negativ.

Ajo, megjithatë, tha se do ta vazhdojë vetizolimin deri nesër mbrëma, “ashtu siç parashihet me rregulloret në fuqi”.

Në takim me një të infektuar me COVID-19, vetë-izolohet presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të vetë-izolohet për dy ditë, pasi mori pjesë në një takim me dikë i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur vetë von der Leyen përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Jam e informuar se në takimin e së martës mori pjesë edhe një person i cili rezultoi gjatë ditës së djeshme pozitiv me coronavirus”, shkroi ajo.

“Do të izolohem deri të martën në mëngjes”, tha von der Leyen.

“Kam rezultuar negative të enjten, ndërkaq sot u testova sërish”, deklaroi mes tjerash. /Telegrafi/

 

Exit mobile version