Telegrafi

Frikando viçi

Përbërësit:

Për mbushjen:
* 20 gr gjalpë
* 1 thelb hudhër majdanoz të grirë,
* 350 gr mish viçi të grirë
* 100 gr djathë të fortë zviceran, të grirë
* 2 lugë bukë të grirë
* kripë, piper, spec të kuq

Për frikandonë:
* 2 karota të qëruara dhe të prera në katërsh për së gjati
* 2 kungulleshka të prera në feta të holla
* 8 eskallop të mëdhenj viçi shumë të butë
* 40 gr gjalpë për të skuqur
* 2 dl koncentrat mishi
* l gotë pana për gatim

Përgatitja:

Për mbushjen skuqni hudhrën në gjalpë, shtoni majdanozin, skuqeni dhe lëreni të ftohet. Shtoni përbërësit e tjerë në mbushje dhe gatuani në formë brumi.

Zieni karotat në ujë të kripur, por që të kërcasin në gojë. Fusni për pak kohë fetat e kungulleshkës në ujë, hiqini dhe thani.

Vendosni eskallopët në tryezën e punës dhe rregullojini. Vendosni sipër mishit fetat e kungulleshkës dhe hidhni mbi të gjysmën e mbushjes së përgatitur.

Vendosni një të katërtën e sasisë së karotës në mbushjen e secilit eskallop, mbulojeni me pjesën e mbetur të mbushjes dhe mbështilleni; qepeni me spango kuzhine. Kripos pjesën e jashtme të frikanjosë, lyeni me pak miell dhe skuqeni në gjalpë të vluar.

Ulni zjarrin, shtoni lëngun e mishit të holluar me pak ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për 30 min. Më në fund hiqni frikandonë nga tigani.

Në fund të pjekjes shtoni edhe panën dhe lëreni të shkrijë derisa të bëhet një salcë e trashë.
Fusni frikandonë në salcë, ngroheni dhe shërbejeni. /Telegrafi/