Telegrafi

Frika për një luftë mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, detyron shumë njerëz të blejnë bunkerë antibërthamorë (Foto)

Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që të ndërtojnë strehime antibërthamore, ka deklaruar pronari i një kompanie në Kaliforni që ndërton bunkerë.

“Daily Mail” shkruan se Ron Hubbard, president i firmës, tha se kurrë nuk ka parë një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij.

Ai ka shtuar se kjo vjen vetëm nga kërcënimet në rritje mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, ku kjo e fundit pati deklaruar se do të sulmonte Amerikën më raketa bërthamore.

Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetëra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni, transmeton shekulli.

Gjithashtu thuhet se një firmë tjetër në Teksas “Rising S Shelters” ka patur rritje të shitjeve kohët e fundit me 200 për qind.