Telegrafi

Frika nxit sëmundjet e zemrës

Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.

Studimi ka treguar se në grupet e personave me sulme të panikut me moshë nën 50 vjet, rreziku për të pasur sulm në zemër ka qenë për 38% më i lartë, ndërsa rreziku për t’u shfaqur ndonjë sëmundje tjetër e zemrës ka qenë për 44% më i lartë. Edhe te personat mbi 50 vjet, të cilët kanë vuajtur nga paniku, ka ekzistuar rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, porse në shkallë më të ulët.