Telegrafi

Frika nga trashja e dëmshme për shëndetin

Vitamina E, që gjendet kryesisht në ushqimet e yndyrshme siç janë lajthitë, farat dhe vajrat, është një antioksidant i fuqishëm. Ajo lufton radikalet e lira, molekulat e paqëndrueshme të oksigjenit që lirohen nga metabolizmi, që vijnë nga ajri i ndotur, duhani dhe rrezet e forta ultravjollce.

Shumë njerëz vazhdimisht mundohen të humbin në peshë, kështu ata eliminojnë ushqimet e shëndetshme me yndyra, dhe kjo u kushton mungesën e vitaminës E.
P.sh. 28 gram (1 ons) luledielli përmban 1/3 e nevojave ditore të vitaminës E për të rritur, ndërsa 28 gram bajame plotëson ½.

Vitamina E është një përbërës kompleks, në ushqim gjenden tetë tipa të ndryshme të vitaminës E. Ekspertët kanë vendosur që alfa tokoferoli, është më i përdorshmi prej formave të vitaminës E. Meshkujt dhe femrat mbi moshën 19 vjeçare kanë nevojë për 15 mg alfa-tokoferol në ditë.

Si të merret më shumë vitamina E:

Shtoni fara luledielli ose bajame sallatave
Hani bukë drithi të lyer me gjalpë lajthie
Përdorni vajin nga luledielli në vend të vajrave tjera
Kombinoni qumështin me pak yndyrë, mjaltë dhe bajame
Hani kokrra drithërash me vitaminë E