Telegrafi

Frika nga puçi ri në Turqi: Aeroplanët kërkojnë 14 anijet e zhdukura luftarake

Aeroplanët ushtarak turk F-16 kanë fluturuar sot për të gjetur 14 anijet luftarake turke që dyshohet se janë marrë nga puçistët.

Reuters raporton se aeroplanët turq kanë hyrë thellë në ujërat greke në detin Egje, transmeton lajmi.net.

Detaje tjera deri me tash nuk janë bërë të ditur, raporton Reuters.

Lexo po ashtu Turqia ndalon akademikët të udhëtojnë jashtë shtetit

Në anën tjetër, agjencia AFP thekson se aeroplanët F-16 kanë tentuar që të ndalojnë dy anije që ishin nisur drejt ujërave greke.

Një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake, armë dhe një numër i madh i anijeve janë marrë peng dhe janë përdorur gjatë puçit të dështuar ushtarak.