Cristiano Ronaldo i ka thënë sërish Manchester United dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi pas një takimi me Erik ten Hag të martën.
Sipas The Athletic, forca kryesore shtytëse pas lutjes së portugezit për transferim është futbolli i Ligës së Kampionëve, diçka që Old Trafford nuk mund ta ofrojnë pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier sezonin e kaluar.
37-vjeçari dëshiron të largohet për në një klub që luan në garën kryesor të klubeve evropiane, në mënyrë që të çimentojë rekordin e tij të shënimit. Ai aktualisht është në krye të listës së golashënuesve të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve me 140 gola, 15 përpara rivalit të përhershëm Lionel Messit, i cili është dy vjet më i ri dhe do të luajë në Ligën e Kmapionëve me Paris Saint Germain.
Mega ylli portugez është gjithashtu tre gola prapa Messit në numrin e golave të fazës së grupeve të Ligën e Kampionëve dhe kjo është diçka që ai do të dëshironte ta ndryshonte. Besohet se fitimi i trofeve dhe arsyet familjare janë gjithashtu disa nga arsyet pas vendimit të tij për të kërkuar një të ardhme diku tjetër.
Agjenti i tij Jorge Mendes po punon gjatë gjithë kohës për t’i gjetur Ronaldos një klub të ri. The Athletic raportoi se janë zhvilluar diskutime me klubin e fëmijërisë së pesë herë fituesit të Topit të Artë, Sporting Lisbonës. Klubi i parë profesionist i Ronaldos do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve pas përfundimit të dytë në Superligën e Portugalisë.
Megjithatë, mbledhja e fondeve të nevojshme për të rikthyer Ronaldon në Lisbonë mund të jetë e vështirë për klubin portugez. Përveç kësaj, trajneri Ruben Amorim nuk është i sigurt për shtimin e Ronaldos në radhët e tij, për shkak të ndryshimit të madh në dinamikën e ekipit që do të shkaktonte 37 -vjeçari.
Në anën e mirë, nënshkrimi i Ronaldos do të sjellë avantazhe të mëdha tregtare pasi ai është në gjendje të tërheqë mundësi të pafundme marketingu në skenën më të madhe. /Telegrafi/