Turma e qytetarëve të pushtuar nga paniku që kërkojnë letër tualeti, janë pamjet më të zakonshme në Australi. Kjo ka bërë që të rriten kërkesat dhe qytetarët të humbin durimin e të grinden e rrahën nëpër markete. E gjitha po ndodh për shkak të coronavirusit.
Mediat lokale raportojnë se pikërisht për shkak të kësaj qytetarët po sillen çuditshëm dhe situata ka eskaluar në Sydney. Atje grindjet për letër tualeti për pak sa nuk përfunduan tragjikisht, kur një blerës i pushtuar nga paniku nxori thikën dhe kërcënoi një blerëse tjetër, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë lokale deri të grindja ka ardhur kur një burrë dhe një grua filluan të grinden brenda një marketi, por që për fat të mirë në tërë atë situatë kaotike nuk është lënduar askush.
“Ka ndodhur një grindje për letër tualeti, janë dëgjuar britma të mëdha dhe një person që nxori thikën dhe të gjithë filluan të vrapojnë nga frika. E gjitha ka ndodhur brenda pak sekondave, kurse sigurimi menjëherë është afruar së bashku me policinë”, ka deklaruar një dëshmitar rasti.
Por pavarësisht thirrjeve të autoriteteve se nuk është nevoja të blihen sasi të mëdha të artikujve pasi që nuk mungon asgjë në treg, qytetarët nuk i kanë përfillur këto gjë që edhe ka ardhur deri të grindja në shumë markete. /Telegrafi/