Telegrafi

Frika nga coronavirusi – njerëzit në Kinë përdorin këmbët për tu përshëndetur, në vend të duarve

Njerëzit në Kinë kanë braktisur shtrëngimet tradicionale të duarve dhe kanë filluar të përshëndeten njëri-tjetrin duke “i lidhur këmbët” për të shmangur përhapjen e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet që tregojnë se si banorët e vendit përdorin këpucët e tyre për të prekur këpucët e të tjerëve, ndërsa takohen gjatë krizës shëndetësore.

Në një nga pamjet, e cila ishte postuar nga një llogari e Weibo me qendër në Ningbo, tregon një burrë të veshur me një maskë në fytyrë, duke dalë nga një automjet për të takuar disa persona.

Por kur njëri nga mysafirët e tij zgjati dorën për një shtrëngim duarsh, ai nuk iu përgjigj në të njëjtën mënyrë.

Të dy shkëmbyen përshëndetjet duke prekur këmbët dy herë – një herë me këmbën e djathtë dhe një herë me këmbën e majtë. /Telegrafi/