Rep- artisti Daniel Hernandez, i njohur me emrin artistik Tekashi ‘6ix9ine’, po kërkon që të lirohet përkohësisht nga burgu.
Në një letër të marrë nga TMZ, avokati i reperit, Lance Lazzaro, i kërkoi gjykatësit ta lironte klientin e tij sa më shpejt që të ishte e mundur.
Letra e dërguar të dielën, citon shqetësime serioze për mirëqenien e 6ix9ine, sepse ai ka astmë dhe për këtë arsye infektimi nga coronavirusi mund të jetë fatal, shkruan The Mirror.
Lazzaro thotë se klienti i tij ka vuajtur kohët e fundit nga gulçimi dhe pretendon se zyrtarët e burgut nuk po e lejojnë të kontrollohet te mjeku. Ndërsa e dashura e tij është e shqetësuar se ai mund të jetë shënjestër brenda, pasi sipas saj, po trajtohet si një vrasës gjatë qëndrimit në burg.
“Tekashi nuk kishte zgjidhje tjetër përpos që të mbajë qetësi, përndryshe do të ishte dënuar me dekada e mbase do të ishte vrarë brenda grilave”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se Tekashi 6ix9ine para dy viteve ishte arrestuar pasi akuzohej për vepra të shumta penale, si: sulm me armë të rrezikshme, qëllimin me armë zjarri ndërsa kryente një krim, dhunimin me anë të shantazhit, komplot me të tjerët për të bërë shantazh, mbajtja e një arme zjarri dhe kryerja e një krimi përmes shantazhit. /Telegrafi/