Site icon Telegrafi

Frika nga anestezioni? Çfarë thotë anesteziologu Spahija, si arrijnë t’i qetësojnë pacientët?

Shumë prej pacientëve të cilët i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale mund të kenë frikë nga anestezioni.

Lidhur me këtë, anesteziologu Gazmend Spahija ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.

Ai bëri të ditur se është praktikë që së paku një ditë para intervenimit, anesteziologu takohet me pacientin i cili i nënshtrohet ndërhyrjes.

Sipas tij, shumicën e rasteve pacientët frikësohen nga intervenimi kirurgjikal, ndërkaq një ditë para ndërhyrjes pacientët pastaj kanë drojë se a do të zgjohen nga anestezioni.

Është një frikë që ne tentojmë një ditë përpara operacionit me e zbutë te pacienti”, theksoi Spahija, gjersa shtoi se zbutja më e mirë është kontakti me pacientë.


Ai tha tutje se në momentin e takimit me anesteziologun dhe fiton besueshmërinë frika është më e vogël.

“Po krahas kësaj ne japim edhe disa barna që ne iu themi anksiolitikë, barna që largojnë sado kudo atë frikë… edhe për neve pacientët që janë të stresuar, frikësuar janë më problem me i stabilizu”, tha doktori.

Sipas tij, tek ata pacientë qarkullon shumë adrenalinë dhe në raste të tilla përdorin barna për t’i stabilizuar.

Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë:

Exit mobile version