Site icon Telegrafi

Frika nga ajo që ndodhi në Uashington – Bundestagu forcon sigurinë

Dhoma e ulët e parlamentit gjerman – Bundestag, dëshiron të forcojë sigurinë e saj pas incidentit në Kongresin Amerikan.

Kjo mundësi po konsiderohet sepse aktivistët kundër mbajtjes së maskës u përpoqën të hynin në ndërtesë në fund të gushtit, raporton stuttgartzeitung.

Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schauble, deklaroi sot se dëshiron të diskutojë sigurinë e parlamentit me oficerët e sigurisë të grupeve parlamentare dhe me autoritetet e qytetit të Berlinit dhe Ministrinë e Brendshme.

Në Uashington, mbështetësit militantë të presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump sulmuan Kongresin dhe më pas katër njerëz u vranë dhe pjesa e brendshme e ndërtesës u dëmtua pjesërisht.

Bundestag, i vendosur në zemër të Berlinit, afër Portës së Brandenburgut, ishte skena e një përpjekjeje për inkursion të kundërshtarëve të masave epidemiologjike më 29 gusht të vitit të kaluar, por policia arriti t’i parandalonte ato. /Telegrafi/

Exit mobile version