Telegrafi

Frika më e madhe e femrave- prapanica

Reportage on a woman suffering from anorexia. Christel, 32, has suffered from anorexia for 2 years. Her body mass index (BMI) is 16.7 and is extremely thin. She suffers from dysmorphobia, her stomach and thighs looks too fat to her. (Photo by: BSIP/UIG via Getty Images)

Preokupimi më i shpeshtë i femrave janë kilogramët e tepërt, ndërsa pyetja më e shpeshtë, për të cilën dëshirojnë përgjigje negative, është: “A më është rritur prapanica?”.

Në të vërtetë, kjo është frika më e madhe e femrave, sepse është pjesë e anatomisë së tyre, të cilën nuk mund ta shohin dhe ta vlerësojnë, ndaj e kanë vështirë ta fshehin, siç bëjnë me gjinjtë dhe barkun, transmeton Telegrafi.

Kompania “Wizard Jeans” ka realizuar një hulumtim, ku janë përfshirë 1 800 femra, ndërsa shumica e tyre kanë deklaruar se më së shumti shqetësohen për prapanicën dhe mbajtjen e linjës trupore.

“Mjafton që ta shikoni një femër derisa i vesh pantallonat. Do të kthehet djathtas dhe majtas, duke tentuar të sigurojë dukje të plotë në pasqyrë, ndërsa pyetja e pashmangshme, për të qenë e sigurt nëse i rrinë mirë pantallonat, ka të bëjë me atë nëse e ka prapanicën të madhe”, thotë ekspertja e modës, Sally Allen. /Telegrafi/