Telegrafi

Frika më e madhe lidhur me coronavirusin mund të bëhet realitet, ekspertët e OBSH-së paralajmërojnë: Infeksionet mund të rriten dukshëm në çfarëdo kohe

Coronavirusi do të shfaqet sërish sapo të mbaroj sezoni veror, të paktën kështu pretendojnë ekspertë të sëmundjeve ngjitëse, por nuk e dinë se sa serioze do të jetë situata.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar një hipotezë, rreth asaj se si do të mund të ishte situata me coronavirus gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Derisa ende po jetojmë në kohën e valës së parë të pandemisë, rastet po vazhdojnë të rriten, e infeksionet do të mund të shtoheshin në çdo kohë, shkruan CNN.

“Mund të vie derisa te vala e dytë”, ka deklaruar Mike Ryan nga OBSH, duke paralajmëruar se kulmi i ri i infeksioneve do të mund të rritej dukshëm duke rënduar sistemin shëndetësor dhe duke nxitur numër më të madh të vdekjeve.

Sipas tij kulmi i valës së dytë do të mund të ishte shumë i rrezikshëm sesa vala e parë, dhe se ajo çfarë bëjmë tani varet nëse do të na pret një vjeshtë me rritje të rasteve të reja.

Në valën e dytë, infeksionet do të mund gradualisht të zhvilloheshin dhe të godasin rajone të ndryshme të botës dhe atë në kohë të ndryshme. /Telegrafi/