Site icon Telegrafi

“Friends” nuk mund të ribashkohen, Jennifer Aniston tregon arsyet (Foto)

Jennifer Aniston është pyetur gjithmonë për një ribashkim të “Friends”.

Por këtë herë ka çuditur me përgjigjen e saj, duke thënë se seriali nuk do të funksiononte në ditët e sotme.

“Ne bëjmë shaka duke thënë se nëse “Friends” do të ishte krijuar sot do të kishim një lokal plot me njerëz që thjesht ndezin iPhone-at. Nuk do të kishte episode aktuale apo biseda”, ka thënë ajo për Huffington Post.

Aktorja 48-vjeçare thotë se njerëzit sot zhyten në telefona për të bërë biseda, si dhe e pranon se ndonjëherë teknologjia e lë pa gjumë.

“Nëse mendoj për pajisjet e mëparshme, po përpiqem të mendoj fillimisht, kush vjen e para, zakoni im i keq i gjumit, apo një pajisje? Ndershmërisht dua të fle shëndetshëm dhe nuk besoj se kjo i atribuohet këtyre telefonave që erdhën në jetën tonë dhe në të vërtetë filluan të na prishin gjumin”, ka thënë Aniston.

Exit mobile version