Me një njoftim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam njofton opinionin se ”Shporta e Ramazanit” do të jetë për Kumanovën.
Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkëpunim me shoqatën edukative “Vllaznia” edhe këtë vit po realizon Shportën e Ramazanit. Ky aktivitet do të vazhdojë gjatë tërë këtij muaji, me ç’rast do të bëhet edhe shpërndarja e disahershme e shportave në qytet dhe rrethinë, për familjet nevojtare.
Çdo shportë kushton 300 denarë dhe në të vendosen artikujt themelorë ushqimorë dhe gjërat e nevojshme për amvisëri.Grumbullimi i mjeteve bëhet në Musli Market, Selman Turizëm dhe Mirgos, në Kumanovë.” thuhet në njoftimin e FRI-së./Telegrafi/