Forumi Rinor Islam në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”realizoi panel diskutimi në Bushi Resort & Spa në Shkup. Nga konkursi i shpallur nga Forumi Rinor Islam, morrën pjesë dymbëdhjetë studentë me punimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Studentët që u zgjodhën nga komisioni morën pjesë në këtë panel diskutimi duke prezentuar punimet e tyre, të cilët ishin të shkruar kryesisht për jetën dhe vepërn e Muhamedit a.s. shikuar nga këndi që ata studiojnë.
Studentët të cilët u zgjodhën dhe prezantuan në këtë panel ishin: Ajshe Zilbehari me temë “Poetizimi i përkthimeve të disa haditheve të Muhamedit a.s”, Meriton Arsllani me temë “Tejkalimi i konceptit të drejtësisë dhe barazisë në islam”, Shpresim Jagubi me temë “Shëndeti i Muhamedit a.s. dhe kujdesi ndaj tij”, Arbëria Abdushi me temë “Drejt gjurmëve të tij” dhe Emira Rexhepi me temë “Komunikimi dhe elokuenca e Muhamedit a.s.”. Pas prezantimeve të tyre kishte hapësirë për të diskutuar dhe për t’i pyetur panelistët.
Lëvdata iu shpërndanë të gjithë pjesëmarrësve në këtë konkurs si dhe anëtarëve të komisionit, ndërsa pesë më të mirët përveç certifikatave u shpërblyen edhe me nga 50 euro./Telegrafi/